Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Presidenti i Polonisë, Aleksander Kwasniewski, në hapje të Samitit dyditor të Këshillit të Evropës në Varshavë, apeloi për integrimin e më shumë vendeve anëtare të Këshillit, në Bashkimin Evropian. Ndër çështjet që po debatohen në samit janë; trafikimi i njerëzve, terrorizmi, krimi i organizuar dhe të drejtat e pakicave.
Presidenti i Lituanisë, Valdas Adamkus, tha se pa u ndërruar regjimi në Bellorusi, Evropa nuk do të bëhet plotësisht demokratike dhe e hapur.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder, presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, janë në mesin e atyre që po marrin pjesë në samit.
XS
SM
MD
LG