Ndërlidhjet

SHANON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice përsëriti sot akuzat në adresë të Sirisë, që ka lejuar luftëtarët e huaj të futen në Irak, dhe e ka përkrahur kryengritjen irakine. Ajo i bëri këto komente në Shanon të Irlandës, duke u kthyer nga vizita e papritur në Irak, ku është takuar me zyrtarët më të lartë të vendit. Rice shfaqi besimin se irakianët do të hartojnë Kushtetutën e re deri më 15 gusht, ndërsa u shpreh e kënaqur me punën dhe angazhimin e autoriteteve irakiane.
XS
SM
MD
LG