Ndërlidhjet

KIEV


Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko tha se mungesa e karburanteve dhe ngritja e çmimeve të energjisë në vendin e saj, janë pasojë e "komplotit" të provokuar nga Rusia. Tymoshenko tha se Rusia nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, dhe i ka rritur çmimet deri në 30 përqind për ta sabotuar Ukrainën. "Nuk ka arsye natyrore për këtë krizë. Kjo nuk është gjë tjetër pos komplot, një veprim sabotazhi", tha Tymoshenko.
Ajo u zotua se do të intervenojë për kthimin e çmimeve në nivelet e mëparshme, por nuk dha detaje për masat që do të ndërmerren.
Kompanitë ruse të naftës, kontrollojnë shumicën e rafinerive, si dhe tregun në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG