Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për trafikim të njerëzve, dhe i ka liruar tri femra viktima të tyre, ka thënë sot një zëdhënës i Policisë. Dy bullgarë dhe një shqiptar janë arrestuar në lindje të Kosovës, nën dyshimin se kanë kontrabanduar tri femra bullgare në Kosovë, tha policia.
Vitin e kaluar, organizata "Amnesty International" ka thënë në një raport se, me ardhjen e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe trupave të KFOR-it, pas luftës në Kosovë, është rritur trafikimi i femrave, të cilat më pas janë detyruar të punojnë si prostituta.
XS
SM
MD
LG