Ndërlidhjet

VJENË


Ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plassnik tha sot se ajo dëshiron të konsultohet me fuqitë e mëdha për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për të përditshmen "Die Presse" ajo theksoi se gjatë presidencës së Austrisë në Bashkimin Evropian, prej janarit e deri në qershor të vitit 2006, do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e rajonit. Në këtë aspekt, zonja Plassnik tha se "çështjen e Ballkanit mund ta zgjidhim vetëm së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë". Ajo tha se vizioni i saj është se gjatë dhjetë viteve të ardhshme Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG