Ndërlidhjet

TASHKENT


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se vetëm një hetim i pavarur do të zbuloj të vërtetën për dhunën e fundit në Uzbekistan. Duke folur lidhur me këto zhvillime, në një intervistë prë Radion Evropa e Lirë, Maisy Weicherding nga Amnesty International, tha:
- Amnesty International ishte shumë e shqetësuar lidhur me raportet për përdorimin e forcës së tepërt kundër civilëve në Andijan dhe e dënon fuqishëm këtë veprim. Ne ftojmë autoritetet që të lejojnë një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto zhvillime, që rezultatet të bëhen publike dhe ata që janë përgjegjës të sillen para drejtësisë.
Ende mbetet e paqartë se sa njerëz u vranë gjatë kësaj dhune. Anëtarë të opozitën në Uzbekistan thonë se janë vrarë afro 745 vetë, ndërsa sot, prokurori i përgjithshëm i Uzbekistanit, Rashid Kadyrov tha se janë vrarë 169 njerëz.
XS
SM
MD
LG