Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit e armatosur në Irak kanë vrarë sot tre policë në vendin Mussayib, 60 kilometra në jug të Bagdadit. Poashtu sot, persona të armatosur kanë vrarë një person që punonte për Ministrinë e mbrojtjes së Irakut dhe një klerik shiit mysliman në Bagdad. Njëherësh, policia ka gjetur trupat e pajetë të dy klerikëve suni, që ishin rrëmbyer të dielën. Agjencitë e lajmeve raportojnë së gjatë këtij muaji, nga dhuna në Irak, janë vrarë afro 400 vetë.
XS
SM
MD
LG