Ndërlidhjet

TASHKENT


Prokurori i përgjithshëm i Uzbekistanit, Rashid Kadyrov ka thënë sot se në dhunën gjatë fundjavës janë vrarë 169 persona, përfshirë këtu më se 50 luftëtarë të jashtëm. Këto komente zoti Kadyrov i bëri në një konferencë për shtyp në Tashkent, në të cilën ishte edhe presidenti, Islam Karimov. Prokurori Kadyrov tha se trupat qeveritare nuk kanë vrarë civilë gjatë kësaj dhune. Ai tha se "vetëm terroristët janë likuiduar nga forcat qeveritare". Gjatë kësaj dhune janë vrarë 32 pjesëtarë të trupave qeveritare, tha zoti Kadyrov. Opozita në Uzbekistan thotë se, gjatë kësaj dhune, janë vrarë afro 750 vetë. Asnjëra prej këtyre shifrave nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG