Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u ka bërë thirrje autoriteteve uzbeke të lejojnë hapjen e shoqërisë dhe sistemit politik në Uzbekistan, pas shtypjes së përgjakshme të protestave në lindje të vendit.
"Askush nuk kërkon që qeveritë të merret vesh me terroristët, por shoqëria në Uzbekistan ka nevojë për t'u hapur dhe reformuar. Ne këtë çështje disa herë e kemi ngritur edhe me qeverinë e presidentit Islam Karimov", tha Condoleezza Rice.
Sot diplomatë dhe gazetarë të huaj mbërritën në Andijan, për ta parë situatën pas raporteve për shumë të vrarët nga ndërhyrja e trupave qeveritare.
Autoritetet uzbeke thanë se trupat kanë vrarë terroristë të armatosur e jo civilë, ndërsa dëshmitarë dhe aktivistë të opozitës pohuan se në Andijan janë vrarë mbi 500 njerëz, kryesisht civilë.
Ndërkohë, në Londër, Gjenevë dhe Almati, janë planifikuar protesta kundër qeverisë së presidentit Karimov.
Disidenti uzbek Safar Bekcan, shkrimtar dhe ish i burgosur politik, i tha radios "Evropa e Lirë" se uzbekët në Zvicër do të protestojnë para zyrës së Kombeve të Bashkuara.
"Qëllimi i tubimit është të tërheqim vëmendjen e opinionit botëror dhe ta ngritim vetëdijen për shtypjen e përgjakshme që diktatori Karimov u bëri demonstruesve paqësorë në Andijan", tha Bekcan.
XS
SM
MD
LG