Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara planifikojnë një strategji të re për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha se strategjia do të jetë "konsistente me synimet për promovimin e stabilitetit rajonal dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të pakicës serbe".
Boucher tha se Nënsekretari i Shtetit, Nicholas Burns, sot do ta diskutojë planin amerikan në dëshminë e tij para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.
"Ne mendojmë se tash po hyjmë në një fazë të re të politikës sonë në Ballkan, e cila do ta përshpejtojë integrimin e rajonit në institucionet euro-atlantike", tha Boucher, duke shtuar se gjatë kësaj vere, Kombet e Bashkuara do ta vlerësojnë progresin në arritjen e standardeve për demokraci dhe shumëetnicitet.
"Nëqoftëse vlerësimi do të jetë pozitiv, bashkësia ndërkombëtare do ta fillojë një proces diplomatik për ta përcaktuar të statusin e ardhshëm të Kosovës", deklaroi Boucher.
XS
SM
MD
LG