Ndërlidhjet

PRISHTINË


Institucionet e Kosovës presin që Plani i presidentit George Bush të përcaktojë një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit të Kosovës dhe qëndrueshmërinë e rajonit. "Presim që SHBA-të të përvijojnë zgjidhjen për çështjen e Kosovës e cila siguron respektim të vullnetit demokratik të popullit dhe qëndrueshmëri në këtë pjesë të Evropës, ndërsa pavarësia e Kosovës i siguron të dyja", tha Muhamet Hamiti, zëdhënës i presidentit të Kosovës.
Kurse kryeministri Bajram Kosumi, tha se qeveria e tij pret një angazhim më të fuqishëm dhe rol prijës të Shteteve të Bashkuara në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës. "Ende nuk e kemi në dorë Planin, por në bazë të rrjedhave të diplomacisë amerikane dhe në bazë të përvojave e të angazhimit të Departamentit të Shtetit në çështjen e Kosovës, ne presim angazhim më të fuqishëm të SHBA-ve në procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës", tha kryeministri Kosumi.
Këto komente janë bërë në kohën kur është paralajmëruar publikimi i planit të presidentit amerikan George Bush për Kosovën.
XS
SM
MD
LG