Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një takim në mes të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, është i mundshëm të realizohet, në prani të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, në një Konferencë ndërkombëtare që pritet të mbahet në Gjenevë. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e presidentit Rugova, në të cilën mirëpritet organizimi i kësaj konference, me titull: “Ballkani Qendror në Evropë”. Kjo konferencë, thuhet në komunikatë, pritet të mbahet në pjesën e parë të muajit qershor dhe në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Nga komuniteti ndërkombëtar, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe të Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG