Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokurorët e Serbisë për krimet e luftës kanë thënë sot se do të ngrisin aktakuza kundër serbëve të dyshuar për ekzekutimin dhe varrosjen e qindra shqiptarëve të Kosovës, në varreza masive në Serbi. Vlerësohet se gjatë luftës, 835 shqiptarë, përfshi gra dhe fëmijë, janë varrosur në tri varreza masive në Serbinë qendrore. Një zëdhënës i Zyrës së prokurorëve serbë për krimet e luftës, tha se këto aktakuza pritet të kompletohen deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG