Ndërlidhjet

PRAGË


Një person me emrin Timor Shah i cili thotë se është rrëmbyesi i punëtores italaine, Clemetina Cantoni në Afganistan, ka paraqitur me telefon në Radion Evropa e Lirë, kërkesat drejtuar qeverisë, si kusht për lirimin e saj. "Kërkesat tona janë legjitime dhe të bazuara në Sheriat. E para është ndalimi i programit të Radios së pavarur "Arman" në Kabul. E dyta, ndalimi i importit të alkoolit, dhe e treta, duhet të hapen Medresetë", ka thënë ai.
Ndërkohë, zyra e presidentit Hamid Karzai ka thënë se është në dijeni të kërkesave, por nuk i ka komentuar ato.
XS
SM
MD
LG