Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Çështja e Kosovës është e një rëndësie vitale për Shtetet e Bashkuara, dhe presidenti George Bush e sekretarja e Shtetit, Condoleeza Rice, e kanë vënë në mesin e prioriteteve", ka thënë nënsekretari i shtetit, Nikolas Bërns. Ai ka thënë gjithashtu se viti 2005 është vendimtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës. "Status-quo-ja në Kosovë është e paqëndrueshme, e padëshirueshme dhe e papranueshme", ka theksuar Bërns. Këto komente zoti Bërns i ka bërë gjatë një dëshmie në Komitetin Për Marrëdhënie me Jashtë të Kongreit të Shteteve të Bashkuara.
Bërns ka përkujtuar se pala shqiptare angazhohet për pavarësi, autoritetet e Beogradit për autonomi, ndërsa ka edhe të atillë që janë për një ecje graduale të Kosovës drejt pavarësisë. "SHBA-të dhe partnerët evropianë nuk janë pozicionuar rreth asnjërës nga opsionet për Kosovën. Ne dëshirojmë të jemi ndërmjetësues të paanshëm në bisedime, të shfrytëzojmë ndikimin tonë me qëllim të arritjes së zgjidhjes përfundimtare, në mënyrë që të shmangim dhunën etnike", ka thënë Nikolas Bërns, gjatë dëshmisë para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit.
XS
SM
MD
LG