Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Zgjidhja për statusin final të Kosovës duhet të jetë e pranueshme, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për Beogradin", deklaroi ministri i jashtëm i Danimarkës, Per Stig Moeller. "Nuk mund të keni sukses të impononi zgjidhje që nuk do të respektohej nga të gjithë", tha Moeller, gjatë një vizite në Beograd. Sipas shefit të diplomacisë daneze, zgjidhja për Kosovën duhet të sigurojë një të ardhme stabile për tërë rajonin.
Danimarka këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili javën e ardhshme do të diskutojë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG