Ndërlidhjet

logo-print

ANDIXHAN


Zyrtarët uzbekë i shoqëruan sot diplomatët dhe gazetarët e huaj, gjatë një vizite në Andixhan. Ata mbajtën nën kontroll itinerarin e vizitorëve dhe nuk i kanë lejuar qytetarët që të kontaktojnë me ta. Në mesin e diplomatëve ishte edhe ambasadori i Çekisë në Uzbekistan, Ales Fojtik. "Sa u përket banorëve, ose njerëzve të zakonshëm, ne pamë vetëm babin dhe nënën e një polici të vrarë. Ndryshe, për arsye sigurie, siç na u tha, atje kishte vetëm zyrtarë shtetërorë", pohoi Fojtik.
Ndërkohë janë shtuar kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për një hetim të pavarur rreth trazirave të javës së kaluar në Anxhijan.
Edhe Komisionerja për marrëdhënie me jashtë e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero Valdner, u bashkua me thirrjet e sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. "Bashkohem me sekretaren Rice në thirrjet për një hetim të pavarur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse ne duhet të dimë çfarë ka ndodhur në mënyrë që të mund të reagojmë drejtë", u shpreh ajo.
Në Londër dhe Almati sot janë mbajtur protesta kundër qeverisë së presidentit të Uzbekistanit, Karimov, dhe dhunës në Andixhan.
XS
SM
MD
LG