Ndërlidhjet

BAGDAD


Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha se rritja e numrit të sulmeve me vetura bombë në Irak është pasojë e një urdhëri nga lideri vendor i Al-Qaida-s, Abu Musab al-Zarqaëi. Ai ka thënë se Zarqaëi këtë urdhër e ka dhënë në prill gjatë një takimi me kryengritësit në Siri. Ndërkohë, persona të armatosur e kanë vrarë sot në Bagdad, gjeneral brigade Ibrahim Khamas-in, zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme. Vrasjen e tij e ka marrë përsipër krahu i Al Qaida-s në Irak.
Ndërkaq në Baixhi, një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy policë. Gjithashtu është raportuar për 14 të plagosur nga shpërthimi i një veture bombë, në Baquba.
XS
SM
MD
LG