Ndërlidhjet

SEUL


Zyrtarët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut i kanë vazhduar edhe sot bisedimet direkte të nivelit të lartë, në qytetin verikorean Kaesong. Pas takimeve të hënën dhe të martën, ata janë pajtuar që të takohen edhe sot për të përfunduar raundin e konsultimeve.
Koreja e Jugut është përpjekur që ta bindë Veriun për t'u kthyer në bisedimet gjashtë palëshe rreth programit të armëve bërthamore.
Koreja e Veriut po refuzon për gati një vit që t'i vazhdojë negociatat gjashtë-palëshe në të cilat janë të përfshira dy Koretë, Rusia, Kina, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG