Ndërlidhjet

NANSI


Kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, presidenti i Francës, Jacques Chirac, dhe ai i Polonisë, Aleksandër Kvashnjevski, pritet të takohen sot në qytetin lindor francez, Nansi, me qëllim të konfirmimit të mbështetjes për Kushtetutën e Bashkimit Evropian. Takimi mbahet 10 ditë para referendumit për Kushtetutën në Francë.
Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se refuzimi i Kushtetutës nga ana e francezëve do të ketë pasoja negative politike dhe ekonomike për Francën dhe për Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG