Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, vendi i të cilit aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian, ka thënë se dështimi i referendumit për Kushtetutën në Francë do ta kthente BE-në për dekada mbrapa. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të rinegociojë një Kushtetutë të re nëse Franca voton kundër, më 29 maj. Komentet e zotit Juncker janë botuar sot në të përditshmen belge "De Standaard".
XS
SM
MD
LG