Ndërlidhjet

KIEV


Është kompletuar lista e pjesëmarrësve në Finalen e edicionit të 50-të të Këngës në Eurovizion. Përfaqësuesit e dhjetë vendeve; Maqedonisë, Kroacisë, Hungarisë, Norvegjisë, Moldavisë, Izraelit, Danimarkës, Zvicrës, Rumanisë dhe Letonisë, mbrëmë vonë fituan vota të mjaftueshme për në finale. Ata iu bashkangjiten edhe 14 përfaqësuesve tjerë që veç ishin të kualifikuar, në mesin e të cilëve, është edhe Ledina Çelo e Shqipërisë.
Pritet që mbi 120 milionë njerëz ta ndjekin finalen e Eurovizionit, që mbahet nesër në Kiev të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG