Ndërlidhjet

logo-print

ANDIJAN/UZBEKISTAN


Rreth 300 protestues kanë demonstruar para ndërtesës qeveritare në qytetin uzbek Karasu, duke kërkuar lirimin e disa udhëheqësve lokalë, të arrestuar për pjesëmarrje në protestat e javës së kaluar.
Sot Bashkimi Evropian i bëri thirrje presidentit Islam Krimov të lejojë hetime ndërkombëtare për dhunën në Andijan.
Karimov ndërkaq i ka thënë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Koffi Annan se nuk ka nevojë për hetime të pavarura, dhe se situata është nën kontroll.
Qeveria e Uzbekistanit pohon se 169 njerëz u vranë të premten e kaluar, por organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe grupet opozitare uzbeke thonë se numri i të vrarëve mund të jetë rreth 1.000.
XS
SM
MD
LG