Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Irakut Ibrahim al-Jaafari tha se së shpejti do ta vizitojë Damaskun, që të kërkojë nga autoritetet e Sirisë të pengojnë futjen e luftëtarëve të huaj në Irak.
Al-Jaafari i bëri këto komente në Ankara pas bisedimeve me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin i diskutuan çështjet ekonomike dhe të sigurisë.
Ndërkohë agjencia France Presse citoi një zyrtar të paemëruar të ketë thënë se dy ushtarë irakienë e kanë humbur jetën dhe 5 njerëz janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Bagdad.
Po sot, mijëra ithtarë të klerikut radikal Moqtada al-Sadr kanë protestuar kundër pushtimit të Irakut.
XS
SM
MD
LG