Ndërlidhjet

LONDËR


Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se nëqoftëse Franca dhe Holanda do të votonin në referendum kundër Kushtetutës së BE-së, kjo do të shihej nga vendet tjera si "dështim për Evropën".
Barroso i bëri këto komente në Londër pas takimit me kryeministrin britanik Tony Blair.
Ndërkaq Jean-Claude Juncker, kryeministër i Luksemburgut, vendit kryesues të BE-së, ka deklaruar se dështimi i referendumit në Francë do ta kthente unionin për dekada mbrapa.
Referendumi në Francë mbahet në 29 maj, ndërsa në Holandë më 1 qershor.
XS
SM
MD
LG