Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq sot e ka refuzuar propozimin e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova që të takohen në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Zvicër në qershor.
Tadiq është udhëheqësi i dytë serb, i cili e refuzon kërkesën për takim të bërë nga udhëheqësit shqiptarë të Kosovës, me arsyetimin se ftesat janë të kushtëzuara, dhe nënkuptojnë njohjen e Kosovës si shtet të veçantë.
Të enjten, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica e refuzoi si të paarsyeshme ofertën për takim të bërë nga homologu Bajram Kosumi, për takimin që kryeministri i Kosovës e cilësoi si takim i kryeministrave të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG