Ndërlidhjet

HAVANA


Disidentët kubanezë sot e hapën një konferencë historike për t'u dhënë shtytje ndryshimeve demokratike dhe për t'i liruar të burgosurit politikë në Kubë.
Rreth 200 kundërshtarë të presidentit Fidel Castro u tubuan në takimin dy ditësh në qytetin Rio Verde afër kryeqytetit Havana.
Castro e ka kritikuar ashpër konferencën duke thënë se ajo finansohet nga Shtetet e Bashkuara, gjë që organizatorët e kanë mohuar.
Qeveria komuniste e Kubës lejoi mbajtjen e tubimit, por i dëboi dy ligjvënës evropianë, një çek dhe një gjerman, që ishin ftuar të marrin pjesë si vëzhgues, si dhe arrestoi një gazetar italian dhe dy gazetarë polakë, që ishin dërguar të raportojnë për ngjarjen.
Disidenti Martha Beatriz Roque, i cili e organizoi mbledhjen, tha se ky është takim i parë i këtij lloji prej ardhjes në pushtet të Fidel Castros në revolucionin e vitit 1959.
Një tubim i ngjashëm i kundërshtarëve të Castros në vitin 1996, u anulua pasi policia arrestoi shumicën e udhëheqësve.
XS
SM
MD
LG