Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush u takua mbrëmë vonë me kryeministrin e Greqisë, Kostas Karamanlis për të biseduar lidhur me stabilizimin e Ballkanit. Zoti Bush theksoi "partneritetin strategjik" të Shteteve të Bashkuara me Greqinë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kryeministri Karamanlis ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mund të luanin "një rol shumë konstruktiv" në zgjidhjen e mosmarrëveshjes 15 vjeçare ndërmjet Athinës e Shkupit lidhur me emrin e ish republikës jugosllave të Maqedonisë. Këtë javë Shtetet e Bashkuara shpallën se janë të gatshme që të angazhohen edhe për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG