Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zyra e kryeministrit të Izraelit, Ariel Sharon ka përgënjeshtruar informacionet se zoti Sharon, më 7 qershor, do të takohet me liderin palestinez, Mahmoud Abbas. Zyrtari izraelit, David Baker ka thënë se "kryeministria izraelite është e interesuar për një takim të këtillë por, deri tash, nuk është arritur marrëveshje për kurrfarë takimi dhe as që është përcaktuar ndonjë datë". Më herët, burime palestineze i kanë thënë agjencisë Reuters se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas më 7 qershor do të takohej me kryeministrin e izraelit, Ariel Sharon.
XS
SM
MD
LG