Ndërlidhjet

logo-print

PESHVAR, PAKISTAN


Zyrtari i lartë i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Safdar Hussain ka thënë se afro 80 militantë të jashtëm ende po fshihen në viset e largëta në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin. Mbrëmë vonë, gjenerali Hussain, i cili i komandon trupat që po kërkojnë militantët e lidhur me rrjetin al-Qaeda në rajon, tha se do të vazhdoj ndjekja e tyre. Këto komente u bënë një ditë pasi ministri i jashtëm i Pakistanit, Khurshed Kasuri tha se Osama bin Ladeni është gjallë dhe se është në lëvizje me një grup të vogël të militantëve.
XS
SM
MD
LG