Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai tha sot se autoritetet po punojnë për lirimin e punëtores humanitare italiane, që ishte rrëmbyer nga persona të armatosur para pesë ditësh në Kabul. Në një konferencë për shtyp, zoti Karzai tha se forcat e sigurisë e dinë se kush e ka rrëmbyer italianen Clementina Cantoni. Ai nuk dha detaje të tjera. Gjatë ditës ka pasur lajme kundërthënëse lidhur me rastin Cantoni.
XS
SM
MD
LG