Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Afganistan tha se një ushtar amerikan e ka humbur jetën ndërsa dy janë plagosur nga shpërthimi pranë një patrulle amerikane në provincën Zabul.
Ndërkaq një person që pretendoi se flet në emër të kryengritësve, i tha agjencisë DPA se talibanët kanë vrarë dy shtetas rusë, që shoqëronin një dërgesë me 20 automjete, donacion i qeverisë së Rusisë.
Raporti nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
Ndërkohë presidenti Hamid Kharzai tha se autoritetet afgane vazhdojnë të punojnë për lirimin e italianes Clementina Cantoni, dhe shtoi se forcat e sigurisë e dijnë kush janë rrëmbyesit, por nuk dha detaje tjera.
XS
SM
MD
LG