Ndërlidhjet

SHUNEH/JORDANI


Bashkëshortja e presidentit amerikan, Laura Bush i inkurajoi liderët në Lindjen e Mesme që ta zgjerojnë rolin e gruas në shoqëritë e tyre. Këto komente ajo i bëri gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Shuneh të Jordanisë.
"Në vendin tim, gratë nuk e kishin siguruar të drejtën e votës një shekull pas themelimit të shtetit. Por ne tash e dijmë se një vend mund të ketë ardhmëri të ndritur nëqoftëse të gjithë qytetarët marrin pjesë në qeveri dhe në sjelljen e vendimeve", tha zonja Bush.
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Moussa, duke folur për gjendjen në Lindjen e Mesme, tha se në rajon nuk do të ketë stabilitet afatgjatë dhe progres përderisa palestinezët nuk do ta kenë shtetin e tyre.
Në këtë Forum sivjet marrin pjesë rreth 1.300 liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.
XS
SM
MD
LG