Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet thanë se persona të armatosur e kanë qëlluar për vdekje drejtorin e lartë të Ministrisë së Tregtisë të Irakut.
Ali Mousa Salman dhe vozitësi i tij u vranë, kurse 3 persona u plagosën në Bagdad në kohën kur zyrtari irakien po shkonte në punë.
Mbrëmë, të paktën 5 komando irakiane u vranë në një pusi afër qytetit Baiji, 180 km në veri të Bagdadit.
Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Rindërtimin e Irakut tha se sulmet e kryengritësve e vonojnë rindërtimin e Irakut dhe i rritin shpenzimet e bizneseve në vend.
Bill Taylor tha se 16% e shpenzimeve të të gjitha projekteve kanë shkuar për rritjen e sigurisë.
Ushtria amerikane ka njoftuar se kryengritësit mesatarisht kryejnë rreth 70 sulme në ditë.
XS
SM
MD
LG