Ndërlidhjet

BOSTON


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e filloi sot vizitën e parë të tij në Shtetet e Bashkuara. Gjatë javës, ai do të takohet me presidentin George Bush dhe zyrtarët më të lartë të administratës së tij. Takimet do të përqëndrohen në ndihmën afatgjate ushtarake dhe ekonomike për Afganistanin, si dhe rreth të burgosurve afganë në burgjet amerikane. Karzai ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t'i dorëzojnë të gjithë të burgosurit që ende po vazhdojnë të mbahen në burgjet amerikane.
Ndërkaq, nga zhvillimet tjera në Afganistan, një ushtar amerikan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet e fundit të lojalistëve të regjimit të përmbysur taliban, në jug të vendit. Ushtria amerikane ka thënë se 12 kryengritës janë vrarë gjatë luftimeve afër kufirit me Pakistanin.
XS
SM
MD
LG