Ndërlidhjet

HAVANA


Disidentët kubanezë e përfunduan Konferencën e parë për demokratizimin e vendit.
Asambleja për Promovimin e Shoqërisë Civile tuboi 168 delegatë nga 14 krahinat e Kubës.
Në deklaratën finale, qeveria e Castro-s përshkruhet si "staliniste", dhe bëhet thirrje për kthimin e "traditave demokratike" në Kubë.
Tubimi, të cilin e ndoqën diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Holanda, Polonia dhe Republika e Çekisë, filloi me mesazhin e presidentit George Bush, i cili premtoi se Kuba së shpejti "do të jetë e lirë".
XS
SM
MD
LG