Ndërlidhjet

SEUL


Pas 21 vitesh, një anije transportuese verikoreane është ankoruar sot në portin Ulsan të Koresë së Jugut, për të ngarkuar ndihmën e premtuar nga Seuli javën e kaluar. Seuli ka premtuar t'i japë Koresë së Veriut 200 mijë tonë pleh, si gjest i vullnetit të mirë.
Anija e fundit verikoreane që ka udhëtuar për në Jug ishte ajo e vitit 1984, kur Veriu i pati dërguar ndihma Jugut, pas përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni.
XS
SM
MD
LG