Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar sot në Beograd se ideja për t'u takuar me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, ka për qëllim që, siç tha ai, si përfaqësues të dy popujve, e jo shteteve, të bisedojnë për të gjitha çështjet e rëndësishme, dhe për marrëdhëniet ndërnacionale në Ballkan.
Zoti Tadiq tha gjithashtu se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Jan Kubish. Ky i fundit tha se është shumë e rëndësishme që të fillojë dialogu i drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG