Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeshefi i Drejtorisë së policisë së Malit të Zi për çështje kufitare, Milan Paunoviq sot ka përgënjeshtruar informacionet se policitë e Malit të Zi dhe Shqipërisë, gjatë fundjavës së kaluar, kanë konfiskuar raketa të tipit tokë-tokë në kufirin ndërmjet dy vendeve. Zoti Paunoviq mëtutje ka thënë se dje, për këtë çështje, ka biseduar edhe me një zyrtar të lartë të policisë së Shqipërisë dhe se ata janë pajtuar se mediat në mënyrë të gabuar kanë shkruar për arrestime të paradokohshme në Mal të Zi, e që kishin të bënin me tri raketa, që ishin konfiskuar në fund të vitit 2004. Informacionet për zbulimin e raketave të reja ishin paraqitur në disa media të Malit të Zi dhe të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG