Ndërlidhjet

KAIRO


Bashkëshortja e presidentit amerikan, Laura Bush sot arriti për vizitë në Egjipt. Kjo është etapa e fundit e turneut të saj në Lindjen e Mesme. Më herët gjatë ditës, zonja Bush tha se nuk ishte e befasuar nga protestat me të cilat u ballafaqua gjatë turneut nëpër vendet e shenjta në Lindjen e Mesme. "Siç e dimë të gjithë ne, ky është vend me tensione shumë të larta dhe emocione", tha Laura Bush. Ajo mëtutje tha se beson se protestuesit palestinez dhe izraelitë nuk e kanë dëmtuar vizitën e saj të vullnetit të mirë në Izrael dhe në territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG