Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Kryeshefi i Drejtorisë së Policisë kufitare të Malit të Zi, Milan Paunoviq, ka përgënjështruar sot informacionet se Policia malazeze dhe ajo e Shqipërisë, gjatë fundjavës së kaluar, kanë konfiskuar raketa të tipit tokë-tokë, në kufirin ndërmjet dy vendeve. Zoti Paunoviq ka thënë se për këtë çështje kishte biseduar edhe me një zyrtar të lartë të Policisë së Shqipërisë, dhe se ata janë pajtuar gjithashtu se mediat kanë gabuar në shkrimet për arrestime të paradokohshme në Mal të Zi, që kishin të bënin me tri raketa, të konfiskuara në fund të vitit 2004.
Informacionet për zbulimin e raketave të reja ishin paraqitur në disa media të Malit të Zi dhe të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG