Ndërlidhjet

HAGË


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, planifikon të udhëtojë në Bosnjë, Serbi dhe Kroaci, muajin e ardhshëm, para vlerësimit të punës së saj nga Këshilli i Sigurimit, në mesin e qershorit.Zëdhënësja Folernce Hartmann bëri të ditur se më 2 qershor del Ponte do të qëndrojë në Beograd, për një takim me presidentin Boris Tadiq. Vizita realizohet në kohën kur ende fshihen 10 të dyshuar për krime lufte, përfshi Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin. Më pas, del Ponte do të udhëtojë për në Zagreb, ku do të bisedojë me zyrtarët kroatë, ndërsa turneun e përfundon me vizitën e saj në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG