Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush njoftoi sot se me presidentin afgan Hamid Karzai ka nënshkruar Partneritetin Strategjik për vazhdimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë. Gjatë konferencës së përbashkët pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Bush përsëriti mbështetjen e plotë për Karzain. "Kam besim të madh në të ardhmen e Afganistanit. Së pari, kam besim të madh në aftësinë e demokracisë për të rritur shpresën, dhe kam besim të plotë në Hamid Karzain si udhëheqës", theksoi Bush.
Ai tha gjithashtu se ushtria amerikane do të "bashkëpunojë dhe konsultohet" me qeverinë afgane për operacionet në zbulimin e mbeturinave të Al-Qaidës.
Ndërkaq, Karzai tha se ishte i indinjuar nga keqtrajtimi i të burgosurve afganë në një burg amerikan afër Kabulit.
XS
SM
MD
LG