Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm, Kofi Annan mbrëmë vonë ka thënë se brenda disa muajsh pritet të filloj vlerësimi i zbatimit të standardeve në Kosovë. Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, zoti Annan tha se ai nuk ishte totalisht i kënaqur me ritmin e progresit të arritur deri tash nga ana e liderëve të Kosovës. Por, shqyrtimi i procesit, do të duhej të fillonte këtë verë nën supozimin se liderët e Kosovës kanë bërë "progres efektiv dhe të vazhdueshëm" drejt standardeve që do ti mundësonte Bashkësisë ndërkombëtare të merret me çështjen e statusit afatgjatë të Kosovës, shkruan në raportin e zotit Annan, transmeton agjencia Reuters. Mëtutje sekretari i përgjithshëm ka thënë se "duhet të jetë e qartë se rezultati i vlerësimit nuk do të paraqesë konkluzion të domosdoshëm" dhe ka shtuar se "pritet që gjatë dhe pas vlerësimit të standardeve përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe liderët politikë të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për implementimin e standardeve".
XS
SM
MD
LG