Ndërlidhjet

LONDËR


Lindja e Mesme është më e sigurtë tash se para një viti, për shkak të zhvillimeve pozitive si në Irak ashtu edhe në konfliktin arabo-izraelit, thotë në raportin e tij më të ri Instituti për studime ndërkombëtare dhe strategjike, me seli në Londër. Në këtë raport vjetor të këtij instituti, ekspertët e të cilit ndonjëherë ishin shprehur skeptikë lidhur me politikën e presidentit amerikan, George Bush, i kanë lavdëruar Shtetet e Bashkuara për masat e ndërmarra, që duket se po japin fryt, e veçanërisht në Irak.
XS
SM
MD
LG