Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Brenda disa muajsh pritet të fillojë vlerësimi i zbatimit të standardeve në Kosovë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan.
Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit që pritet të shpallet gjatë javës, Annan thotë se ai nuk është krejtësisht i kënaqur me ritmin e progresit të arritur deri tash nga ana e udhëheqësve të Kosovës.
Por shqyrtimi i progresit do të duhej të fillojë këtë verë nën supozimin se liderët e Kosovës kanë bërë "progres të vazhdueshëm dhe efektiv" drejt standardeve, që do t'i mundësonte bashkësisë ndërkombëtare të merret me statusin afatgjatë të Kosovës, transmeton agjencia Reuters pjesë nga raporti i sekretarit të përgjithshëm.
Më tej, Annan ka thënë se "duhet të jetë e qartë se rezultati i vlerësimit nuk do të paraqesë konkluzion final", duke shtuar se "pritet që edhe pas vlerësimit të standardeve, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe liderët politikë të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për zbatimin e standardeve".
XS
SM
MD
LG