Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një automjeti bombë në qendër të Bagdadit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se dje 4 ushtarë amerikanë e kishin humbur jetën nga shpërthimi i një automjeti në Haswa, 50 km në jug të kryeqytetit irakian.
Mëngjesin e sotëm një automjet tjetër shpërtheu në qendër të Bagdadit, duke lënë pas vetes të paktën 2 të vrarë dhe 4 të plagosur.
Po sot ka dështuar një përpjekje për atentat ndaj ligjvënëses konservatore shiite Salameh al-Khafaji, por gjatë sulmit janë plagosur 4 truprojet e saj.
Al-Khafaji, gjithashtu e mbijetoi atentatin në vitin 2004, kur iu vra i biri 17 vjeçar.
XS
SM
MD
LG