Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


"Brenda disa muajsh pritet të fillojë vlerësimi i përmbushjes së standardeve në Kosovë", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan. Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, që pritet të shpallet gjatë javës, Annan, thotë se nuk është krejtësisht i kënaqur me ritmin e progresit të arritur deri tash nga ana e udhëheqësve të Kosovës. Mirëpo, shton ai, shqyrtimi i progresit do të duhej të fillonte këtë verë, nën supozimin se liderët e Kosovës kanë bërë "progres të vazhdueshëm dhe efektiv" drejt standardeve, që gjë do t'i mundësonte bashkësisë ndërkombëtare të merret me statusin afatgjatë të Kosovës, transmeton agjencia Reuters, pjesë nga raporti i sekretarit të përgjithshëm.
"Duhet të jetë e qartë se rezultati i vlerësimit nuk do të paraqesë konkluzion final", ka thënë Annan, duke shtuar se "edhe pas vlerësimit të standardeve, pritet që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe liderët politikë të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për zbatimin e standardeve".
XS
SM
MD
LG