Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Trupi i Gjykatësve të Tribunalit nuk mori sot vendim lidhur me kërkesën për mbrojtje në liri të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjyqtari Hans Brydensholt, nuk caktoi datë për vendimin e tij. Gjatë seancës, pala mbrojtëse argumentoi se zoti Haradinaj ka dëshmuar bashkëpunim me drejtësinë. "Vetëdorëzimi i tij provon besimin se ai do të kthehet në Hagë për gjykimin e tij, i cili siç duket do të fillojë në vitin 2007", tha avokati mbrojtës, Ben Emmerson. Mirëpo, prokurori Dermot Groome, e kundërshtoi lirimin e përkohshëm të Haradinajt, duke thënë se Gjykata nuk mund të jetë e sigurtë nese ai do të kthehet për gjykim.
XS
SM
MD
LG