Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka propozuar lirimin edhe të 400 të burgosurve palestinezë, në shenjë të përkrahjes për liderin palestinez Mahmoud Abass. Sharon theksoi gjithashtu se do t'iu dorëzojë forcave të sigurisë palestineze, më shumë qytete të Bregut Perëndimor.
Këto prononcime ai i bëri para mbërritjes së liderit palestinez Mahmoud Abass në Uashington, ku të mërkurën do të takohet me anëtarë të Kongresit, ndërsa të enjten edhe me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG